U kapën me 1 ton drogë, lihen në burg tre skafistët

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre skafistët shqiptarë që tentuan të transportonin rreth 1 ton drogë drejt Italisë.

Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për Arbër Saraseli, Saverjo Imerajn dhe Qemal Pekmezin.

Sjellim në vëmendje se shtetasit Arber Saraseli 31-vjeç, Saverjo Imeraj 21-vjeç dhe Qemal Pekmezi 19-vjeç u kapën në flagrancë në një operacion të përbashkët nga policia e Shtetit dhe ajo Guardia Di Finanza së bashku me dy shtetas të tjerë ukrainas, ku është shpallur në kërkim Gregor Likaj. Nga Policia e Vlorës u sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.

Ndërkohë në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *