Humbja ndaj Brighton në Old Trafford (1:2) i shtoi edhe më shumë tensionet në radhët e Manchester United. Situata është alarmante dhe mund të jetë më e komplikuar nëse statusi i Cristiano Ronaldos nuk zgjidhet shpejt. Sipas disa informacioneve ka pasur një trazirë në dhomën e zhveshjes dhe disa nga bashkëlojtarët e Ronaldos kërkuan që portugezi të largohej nga klubi.
Fakti që United nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, bëri që Cristiano Ronaldo të mos shfaqet në fillimin e përgatitjeve të Djajve të Kuq dhe në këtë mënyrë të përpiqet të detyrojë administratën të realizojë transferimin e tij në një mjedis tjetër.
Portugezi e arsyetoi mungesën e tij në shumicën e përgatitjeve me arsye private, që në fakt është vetëm një eufemizëm për mënyrën e tij të kërkimit të një rrugëdaljeje nga kontrata që e lidh me United për sezonin aktual. Ai aplikoi një mënyrë të ngjashme kur donte të kalonte nga Juventus në Old Trafford. Ndërsa menaxhmenti qëndroi i heshtur ndaj kërkesave të tij, Ronaldo përfundimisht u shfaq në klub me menaxherin e tij Jorge Mendes, i cili më parë ishte përpjekur të bindte Chelsean, Atletico Madrid…. se klienti i tij 37-vjeçar është zgjidhja më e mirë për problemet e tyre sulmuese.
Rikthimi në Mançester nuk u mirëprit nga bashkëlojtarët e tij. Erik Ten Haag, menaxheri i ri i skuadrës, u përpoq të sillej sa më të arsyeshëm, duke thënë se po llogariste te portugezi, por ai do të ishte titullar vetëm kur të ishte plotësisht i aftë fizikisht. Takimi hapës me Brighton vetëm konfirmoi kufizimet e ekipit në të gjitha linjat; ndoshta pa dëshirë, ekspertit holandez iu desh të fuste Ronaldon në fazat e para të pjesës së dytë, i cili, në plejadën aktuale të forcave, është ende lojtari më i mirë i United.
Dhe megjithëse nuk dihet nëse ai u pendua për sjelljen e tij arrogante dhe vendosjen e interesave të tij personale mbi klubin, gjë që është mënyra e portugezit gjatë gjithë karrierës së tij, në dhomën e zhveshjes pati një trazirë. Disa nga bashkëlojtarët e tij kërkojnë që ai të largohet menjëherë nga klubi, ndërsa ka edhe nga ata që e kuptojnë se pa Christian skuadra humbet në mënyrë drastike cilësinë.
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, ka folur tashmë me menaxherin e përgjithshëm, Richard Arnold, dhe i ka kërkuar që të miratojë transferimin në një klub ende të paidentifikuar, të cilin ai do ta kishte pranuar nëse familja Glazer nuk do të kishte refuzuar shitjen!