Arbana Osmani ndan foton e ëmbël nga Milano, feston ditëlindjen së bashku me Eduartin

Moderatorja Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj kanë festuar dje ditëlindjene përbashkët në Milano të Italisë. Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe sot ka mbushur 38 vjeç, Eduarti ka lindur 4 vite pas partneres, pra ai mbush 34 vjeç. Megjithatë, diferenca në moshë nuk i pengon aspak dy të dashuruarit.

Arbana ka publikuar një foto ku duket e veshur me të zeza, teksa në dorë mban një tuftë të madhë trëndafilash që me shumë mundësi ia ka dhurar gjysma tjetër e saj.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura, love you all”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Nga ana tjetër, Eduarti ka postuar një foto, veshur me një këmishë të zezë nga po i njëjti vend ku shfaqet shumë i buzëqeshur dhe më pas ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Arbanën dhe i ka uruar të shtrenjtës së tij ditëlindjen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *