Vatra e zjarrit në Malin e Bardhë në Kurbin është riaktivizuar përsëri ditën e sotme.
Burime për median bëjnë me dije se janë vetë banorët të cilët po përpiqen të shuajnë flakët me mjete rrethanore.
Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.