I mori jetën gruas në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e autorit: Nuk mbaj mend, nuk isha unë!

Koço Buzo i cili ekzekutoi gruan me kallashnikov, ka shokuar me deklaratën e tij. Para oficerëve të policisë gjyqësore të Elbasanit, ai ka mohuar që të ketë qenë vrasësi i bashkëshortes së tij, Lilianës. Ai ka thënë se ka qenë në shtëpi, dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja.

Madje Koço Buzo ka shtuar më tej se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij, dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.

“Nuk mbaj mend, nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi, gruaja në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët”, mësohet të ketë thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku Liliana Buzo u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit, ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes. E ndjera, vazhdimisht dhunohej nga i shoqi.

Në pranga ra autori i krimit, 58-vjeçari Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *