Liberta Spahiu është moderatorja më e dashur për publikun kosovarë, ndonëse për jeten e saj private nuk flet shumë dhe mundohet ta mbajë hermetike .
Së fundi ajo ka realizuar emisionin “Prive Reality”, ku kishte të ftuar Beatrix Ramosajn, Roza Latin, Getinjon dhe Fifin. Jemi mësuar që Libarta t’u bëjë pyetje të ftuarve, kësaj radhe edhe ajo duhej që t’i përgjigjej disa pyetjeve edhe vetë .
Moderatorja u pyet se “Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi bashkë?” moderatorja, e cila është përfolur për lidhje me kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.
“Unë si unë si Libertë do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq, edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre kam qenë shumë korrekte transparente dhe e drejtpërdrejtë që kam thënë “gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë.” Edhe nëse më pyesin unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë”, tha moderatorja.
Më tej moderatorja shtoi se: “Unë do doja që ish të dashurit e mi t’i kisha shokë. Nuk dua t’i kem armiq. Madje kam tentuar t’i kem në emision por s’më kanë ardhur kurrë”