Autoritetet greke bëjnë me dije se kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi për shkak se një një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt gjatë natës. Rojëa bregdetare dha deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP, janë shpallur të zhdukur rreth 50 persona pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë ishullit grek të Karpathosit në Detin Egje.
Autoritetet greke janë angazhuar për në kërkim pas mbytjes të anijes.
Ndihmen e tyrew në këtë operacion po e japin edhe dy anije patrullimi të rojes bregdetare, një anije e marinës greke, një helikopter i forcave ajrore dhe të paktën tre anije që lundronin aty . Rruga më e zakonshme detare për azilkërkuesit nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika ka qenë nga Turqia në ishujt e afërt grekë.