Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fushë-Krujë , ku 55-vjeçari Luan Hushi u qëllua për vdekje nga komshiu i tij, shtetasi Klodian Keqi.
Burime për median bëjnë me dije se nuk është hera e parë që Keqi ka tentuar të ekzekutojë një person, pasi para 12 vitesh së bashku me të vëllain kanë tentuar të vrasin një person për motive të dobëta. Mësohet se Klodian Daci asokohe pas tentativës për vrasje u arratis së bashku me armën e krimit, pasi familjet ishin në konflikt me njëra-tjetrën.
Siç ndodhi sot edhe vite më pas pas sherrit Keqi ka qëlluar me armë fqinjin, i cili mbeti i plagosur dhe fatmirësisht arriti t’ i mbijetonte plagës së marrë, fat që sot Hushi nuk e pati.