Kanosi me armë gruan dhe tentoi të largohej, bie në pranga 50-vjeçari në Vlorë

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Burime për median bëjnë me dije se shtetasi Vasil Aliaj ka qëlluar me armë në drejtim të gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e çiftit në sy të fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes 50-vjeçari është larguar nga banesa, por forcat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”.  Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *