Shqipëria duket se nuk po gjen ‘shpëtim’ nga zjarret.
Një tjetër vatër aktive raportohet në Pogradec ku një sipërfaqe pylli me aishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Sipas burimeve paraprake raportohet se vatra e zjarrit është në vendin e njohur si “Qafë Panjë” zona e Gorës
Drejt kësaj zone janë nisur punonjës të shërbimeve pranë Bashkisë dhe zjarrfikës.
Ndërkohë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka vështirësi pasi nuk ka rrugë për kalimin e automjeteve.