Ylli i futbollit, Neymar ka nënshkruar një kontratë të re me shifra të çmendura me Paris Saint Germain. Sulmuesi Brazilian ka vendosur të qëndrojë në ‘Par de Prince’ deri në qershor të vitit 2025.
Kontrata aktuale e Neymar skadonte në 2022, por tanimë është zgjatur me tre vite. Sipas “L’Equipe” Neymar në vitet e ardhshme do të paguhet 30 milionë euro në sezon. Pra me këtë lëvizje, Neymar ka shuar zërat mbi të ardhmen, që e shihnin në një rikthim në Barcelonë.
Ai që prej vitit 2017 ndodhet në Paris, ku u ble nga katalanasit për shifrën rekord të 222 milionë eurove. Por, këto vite ai ka dështuar të sjellë në Paris trofeun e “Champions League”.