400 mijë euro kokainë dhe mijëra paund kesh, arrestohen 4 shqiptarë në Angli

Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi akuzohen për pastrim parash dhe trafik droge.

Mediat e huaja raportojnë se shtetasit Rustem Dauti, 30-vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32-vjeç, u arrestuan në Londër dhe Essex nga oficerët në Cambridge Road North, Chiswick.

Gjatë momentit të arrestimin mësohet se 2 të rinjëve iu gjetën dhe sekuestruan 340 mijë paund dhe kokainë me vlerë 400 mijë paund. Në pronën e Dautit në Trotwood, Hainault u sekuestruan edhe 140,000 £ të tjera si dhe një përzierës për kokainë.

Ndërkohë oficerët britanikë kanë bërë të mundur edhe arrestimin e Florian Meshit, 22-vjeç i cili akuzohet për trafik emigrantësh dhe trafik droge.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 22-vjeçarit, oficerët bënë të mundur edhe ndalimin e një 26-vjeçari. Agim Gashi akuzohet për trafik droge pasi në banesën ku u arrestua iu gjetën katër kilogramë kokainë së bashku me rreth 100,000 £ në para.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *