Disa nga institucionet më të rëndësishme në vend pësuan sulme kibernetike nga një faqe e quajtur “Homeland Justice”.
Sulmit nuk i shpëtoi as Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilës grupi i hakëruesve i ka nxjerrë gjatë ditës së sotme 578 dokumente zyrtare, të cilat janë shëmbime emaili mes ministrisë së Jashtme shqiptare dhe ambasadave të vendosura në vende të ndryshme.
Në dokumentet e publikuara nga grupimi i hakërave, janë edhe e-mailet që emigrantëve shqiptarë që u kanë nisur ambasadave tona të akredituara në shtete e huaja, ku shumica janë kërkesë për pajisje me karta identiteti si dhe për prokura të ndryshme.