“Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”/ Rama tregon shifrat: 1.1 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama foli në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” për portin e Durrësit.

Në fjalën e tij, Rama bëri publike shifrat e turizmit ku tha se vednin tonë e kanë vizituar 1.1 milion turistë të huaj. Po ashtu ai tha se Tirana zë vendin e dytë pas Antalias, për numrin e turistave.

“Sot paradite ishim në Ankara me presidentin Erdogan. Patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë kam një arsye shumë të fortë që të kthehem në Shqipqëri sepse finalizojmë një punë intensive negociatas., investimesh, ndonjëherë ehde krisjesh në proces. Më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të veçantë për fillimin e investimin për portin më të madh të Mesdheut. Po diskutonim se e sata kontratë ishte kjo e një investimi në përmsa të konsiderueshme që miku i ynë i shtrenjtë nënshkruan. Pyetjen e bëra unë sepëse ishte ende i zjarrtë nga diskutimi me ekipin negociator.

Është një investim që i kalon 2 miliardë dollarët. Është një investim që vjen si rrjedhojë e një serie hapash. Do ishte e paimagjinueshme jo 50 vjet përpara, por edhe 5 vjet përpara që të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që filloi të zhvillohej si një vend me vizion për të qenë një vend turistik konkurrues, kur ne filluam të ushtrojmë detyrën.

Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *