Karim Benzema me golin e shënuar në Superkupën e Europës ndaj Frankfurtit, është bërë lojtari i dytë me më së shumti gola në historinë e Real Madridit.
Francezi realizoi në minutën e 64-t, falë një asistimi të marrë nga Vinicius Zhunior. Ku ishte goli i 324-të i Karimit me fanellën e Real Madridit në ndeshjet zyrtare, që i mjafton për të qenë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, duke e kaluar legjendën e “Los Blancos”, Raul.
Aktualisht vetëm Kristiano Ronaldo ka më shumë gola se Benzema, plot 451. Një diferencë e konsiderueshme kjo mes francezit dhe portugezit.