Harta e re gjyqësore në të cilën mungojnë 18 gjykata dhe ku të gjitha gjykatat e apelit do te mblidhen në Tiranë ka prekur direkt edhe hartën e burgjeve, që pritet të mbyllë dy paraburgime në jug dhe veri të vendit dhe të hape dy të tjera.
Burime nga grupi i ekspertëve të drejtorisë së përgjithshme deklarojnë se po konsiderohet hapja e një burgu tjetër në Shënkoll dhe një i dytë në Pogradec, tek ky i fundit do të vuajnë burgosjen të dënuarit mbi 65 vjeç dhe që kanë probleme shëndetësore. Sugjerimi tjetër që lidhet direkt me shkrirjen e 18 gjykatave kërkon shtimin e kapaciteve në tre burgje të sigurise së lartë në Drenovë, Fushë Krujë dhe Peqin ku po shikohet mundësia të ndërtohen qeli shtesë. Dy burgjet që mbyllen në shtator janë ai i Tropojës dhe i Sarandës, ndërsa drejtoria qendrore mbas mbylljes së Zaharisë dhe të Vaqarrit ka urdhëruar largimin e stafit edhe nga këto dy godina të boshatisura.
Një grup ekspertësh nga ministria e drejtësisë vlerëson se paraburgimi i Sarandës dhe i Tropojës janë të panevojshëm tanimë që atje nuk do ketë gjykata dhe aty vleresoheshin masat e sigurisë dhe ndërsa institucionet e varësisë po reflektojnë ndryshimet që lidhen me hartën gjqyësore, komuniteti i avokatëve ka ngritur gjithashtu një grup pune ku synon të gjejë pikat e dobëta përmes të cilave do kërkoje shfuqizim të hartës në gjykatën kushtetuese./tch