Është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman. Mësohet se trupi i të miturit u gjet në një nga xhepat e lumit pas disa orësh kërkime.
Burime bëjnë me dije se i mituri ishte zhdukur që prej ditës së djeshme. Ndërkohë përgjatë gjithë natës familjarët e të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e të miturit.
Mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.
Kujtojmë se një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.