Qytetarët e Vlorës: Kërkojmë pastërti, na piu mushkonja

Qytetarët e Vlorës ankohen se në qytet nuk ka kazanë mbeturinash, ku për pasojë po përballen edhe nga pickimi i mushkonjave.

Ata shprehen se kundërmimi i mbeturinave mund të dëmtoj shëndetin e tyre, ndërsa bashkia nuk ka marrë asnjë masë.

“S’është normale, shumë keq plehrat! Duhet të ketë kazan dhe çik rregull. Kalon duhet të vësh dorën para. Kanali ka 40 vjet aty në mes të lagjes, na piu mushkonja. Fëmijët në spital e vetë të vdekur se nuk marrim dot frymë, kujt ti ankohemi? Unë nuk dua t’ja di fare për parti por dua pastërti dhe rregull”– u shpreh një tjetër”, shprehen ata.

Kujtojmë se bashkia e Vlorës është gjobitur me 500 mijë lekë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit për mosmenaxhimin e mbetjeve urbane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *