Nuredin Dumani “fundos” bosët e krimit, SPAK i nxjerr në kërkim/ Sot, nëna dhe xhaxhai e shpallën të humbur Vis Martinajn

Familjarët kanë shpallur të zhdukur të shumëkërkuarin e policisë Ervis Martinaj.

Contents
“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro.”, tha Nuredin Dumani.“Në emër të Ervisit kam vajtur dhe kam takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Gjatë takimit Eli komunikoi me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit, komunikova me Ervisin i cili më propozoi vrasjen e Indrit Dokle”,- tha ai.“Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e Indrit Dokles. Në një nga bisedat që në bënin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500 000 euro, pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash para. Pasi i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në një kompleks luksoz.”, tha Henrik Hoxhaj.“Me makinë me qira kam shkuar deri tek një qendër tregtare për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin, por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar ‘Toyota’. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e Liqenit Artificial afër Kopshtit Zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera”,- tha Hoxhaj.

Ka qenë xhaxhai i tij, Faik Martinaj i cili pretendon se Martinaj ka humbur kontaktet me familjarët dhe miqtë e tij prej më shumë se 3 ditësh. Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili pohonte se është paguar nga Martinaj për të eleminuar Endri Doklen për vetëm 500 mijë euro.

Tradhtia nga Dumani për Martinaj erdhi për prishje pazaresh pasi, ky i fundit i ka dhënë vetëm 100 nga 500 që i kishte premtuar, edhe pse atentati nuk u realizua. Endrit Dokle është një emër mjaft i njohur i botës së krimit.

I dënuar më parë me burgim të përjetshëm por pas një vendimi të gjyqtares Enkelejda Hoxha (që u largua nga radhët e togave të zeza për vendimet e dhëna në mospërputhje me ligjin) Endriti  ka fituar lirinëmë janar të vitit 2020, pikërisht koha kur ndaj tij, sipas rrëfimit të Dumanit, porositet eliminimi.

Nga kjo dëshmi e Dumanit, Ervis Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit policor, në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.

“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro.”, tha Nuredin Dumani.

Po sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, në emër të Ervis Martinaj, për të siguruar mjetet për të ekzekutuar Indrit Doklen, ai ka shkuar edhe në Kosovë.

“Në emër të Ervisit kam vajtur dhe kam takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Gjatë takimit Eli komunikoi me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit, komunikova me Ervisin i cili më propozoi vrasjen e Indrit Dokle”,- tha ai.

Sipas hetimit, personi me emrin Eli që përmend Dumani, është pikërisht Elvin Merlika. Kurse vëllai i Besianit është Alket Xhixha. Të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Ku gjatë këtij takimi, Nuredin Dumani ka marrë edhe shumën prej 100 mijë euro nga Ervis Martinaj.

Këto detaje konfirmohen edhe nga dëshmia përpara hetuesve e Henrik Hoxhaj.

“Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e Indrit Dokles. Në një nga bisedat që në bënin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500 000 euro, pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash para. Pasi i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në një kompleks luksoz.”, tha Henrik Hoxhaj.

Henrik Hoxhaj shpjegon se vëzhgoi lëvizjet e ish –kreut të njërit prej dy fraksioneve të bandës së Durrësit, por nga mënyra sesi ruhej dhe zona nga ai banonte, për bashkëpunëtorin e drejtësisë, bënin që Indrit Dokle të ishte një “objektiv” jo i lehtë.

“Me makinë me qira kam shkuar deri tek një qendër tregtare për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin, por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar ‘Toyota’. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e Liqenit Artificial afër Kopshtit Zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera”,- tha Hoxhaj.

Lidhur mbi dëshminë e Nuredin Dumanit mbi lëvizjen drejt Kosovës të Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, sipas hetuesve ato rezultuan të besueshme pas verifikimit të kryer nga ana e tyre.

GRUPI HETUES:

Nëpërmjet sistemit TIMS u evidentuan hyrje- dalje të Alket Xhixhës në drejtim të Kosovës. Kjo edhe në verifikim të të dhënave të përftuara nga deklarimi i Nuredin Dumanit. Ky verifikim në sistemin TIMS kishte si synim që të evidentoheshin automjetet me të cilët ka udhëtuar Alket Xhixha në drejtim të Kosovës. Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Alket Xhixha ka udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë me automjetin tip AB309BZ në datën 18.01.2021, ora 15:23:48 së bashku me shtetasin Elvin Merlika i cili ka qenë në drejtimin e këtij mjeti me orë dalje 15:23:36. Po kështu këta dy shtetas rezulton të jenë kthyer në Shqipëri po në datën 18.01.2021 me të njëjtin automjet me targë AB309BZ.

Elvin Merlika rezulton se ka hyrë nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë në datën 18.01.2021, ora 20:08:00 kurse Alket Xhixha me po të njëjtin automjet dhe datë por ora është 20:08:00. Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin se Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, kryer në bashkëpunimin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Akuzat që rëndonin mbi të ishin “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “vrasje me paramendim” si dhe “pengmarrje”.

AKUZAT që rëndonin mbi Indrit Doklen

  • “Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal. Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:
  • “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;
  • “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;
  •  “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;
  • “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;
  •  “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;
  •  “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;
  •  “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.
  •  “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.
  • “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.
  •  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve
  •  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *