E shpalli të humbur, xhaxhai i Martinajt: Jemi të shqetësuar, dyshoj se e kanë eleminuar

I shumëkërkuari i policisë Ervis Martinaj është shpallur i humbur nga xhaxhai i tij, Faik Martinaj këtë të enjte.

Në dëshminë e tij, Faik Martinaj thekson se Ervisi është zhdukur dhe nuk ka asnjë kontakt me familjen.

Sakaq shton se familjarët kanë dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe.

Dëshmia e plotë:

Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër krimit dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jone, që për arsye sigurie nuk dua të  përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, më ka venë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me te. Dua të theksoj se që prej kohës qe nipi Ervisi është shpallur në kërkim nuk kam pasur asnjë kontakt me të drejtpërdrejt apo ne telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale q kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen edhe gjendjen e tij.

Sot në drekë rreth orës 12, të shqetësuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjësin e policisë se komisariatit Kurbin, Pjetër Tuçi për sa thashë më sipër./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *