Gjykata ka lënë në burg dy të rinjtë që grabitën 1450 euro në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pasditen e 8 gushtit ndërkohë burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë Sebastjan Ogiçi, 19-vjeç dhe Ruzhdi Thano, 23-vjeç.
Mësohet se Sebastian Ogici dhe Ruzhdi Thano në bashkëpunim me dy të rinjtë të shpallur në kërkim i kanë marrë nën kërcënimin e armës Kevin Zekës shumë prej 1450 euro, aparatin celular dhe biçikletën.
Mbi 19 vjeçarin, banues në Tiranë, rëndojnë akuzat e veprës penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu 23-vjeçari, banues në të njëjtin qytet, akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një shumë parash dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.