Arrestohen tre shoferë në Durrës/ Rrugorja ‘me dorë të hekurt’ pezullon 5 leje drejtimi, 1307 gjoba

Tre shoferë janë arrestuar në Durrës, pasi drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Mësohet se janë pezulluar 21 leje drejtimi dhe janë gjobitur 1307 shoferë pasi drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu janë pezulluar 21 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 16 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1307 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

  • 228 masa administrative, për parakalim të gabuar;
  • 52 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
  • 84 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 375 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
  • 177 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
  • 1 masë administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
  • 14 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
  • 376 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *