Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta se kryeqyteti ka ndryshuar shumë prej vitit 1980 deri më sot.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Veliaj shkruan se qyteti i publikuar nga Meta nuk ka lidhje me Tiranën.
Sakaq shton se në periudhën kur Meta ka qenë kryeministër, qyteti ishte në tym e flakë nga gërqelja e Krujës.
“Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, ka shkruar Veliaj.