Kontratë e rregullt pune, Kurti premton mbështetje për personat me aftësi të kufizuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara.

Kurti tha se kjo masa e re e qeverisë do t’i sigurojë personave me aftësi të kufizuar një punësim të garantuar e të qëndrueshëm.

Sakaq shton se këtyre të fundit do t’i sigurohet një kontratë e rregullt pune .

“Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre. Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim.

E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *