Pse pas lindjes së një fëmije nuk do të jeni kurrë më i njëjti person?

Ardhja në jetë e një fëmije është gjëja më e bukur që mund ti ndodhë një çifti të ri .

Por sot nuk do të flasim për këtë, do ti kushtojmë rëndësi nënave të reja që sipas shkencës pasi sjellin në jetë fëmijën e parë nënat nuk janë më i njëjti njeri që ishin para shtatzënisë.  Për disa arsye:

1.Shtatzënia dhe mëmësia mund të ndryshojnë strukturën e trurit të gruas

Këto ndryshime e bëjnë nënën të jetë më e kujdesshme ndaj bebes dhe 100% e dhënë pas tij. Kjo për shkak të ndryshimeve drastike hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, lindjes dhe pas saj. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, truri pëson ndryshime në shumë zona të tij.

  1. Mëmësia përmirëson aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën

E keni vënë re që mami gjen gjithçka që ti s’e gjen dot nëpër shtëpi? Ka një arsye pse duket sikur mami i di të gjitha! Sipas studimeve është kombinimi i eksperiencës së shtatzënisë, lindjes dhe ndryshimeve hormonale që përmirësojnë aftësinë e nënës së re për të memorizuar dhe për të mësuar më shpejt gjëra të reja.

  1. Edhe gjenetika juaj ndryshon

Në 2015-ën, u zbulua se një grua ndërkohë që është shtatzënë qelizat (me një background tjetër gjenetik) e fetusit futen dhe shpërndahen në trupin e gruas. Kjo është një tjetër provë që vërteton se gratë nuk janë më i njëjti person pas lindjes së bebit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *