Plagosja me thikë në Elbasan, Policia arreston 19-vjeçarin

Policia e Elbasanit ka reaguar për sherrin me thika ka ndodhi gjatë ditës së sotme në Elbasan, ku mbeti e plagosur një 23-vjeçar.

U bë me dije se sherri ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. I plagosur ka mbetur Amarildo Ademi 23-vjeç, i cili është goditur me thikë.

Reagimi i shpejtë i forcave Shqiponja, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në komisariat të autorit, Enver Buzhani 19-vjeç. Sherri ka ndodhur pas një debati momental mes dy të rinjve.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *