Paris Saint-Germain po përgatit një lëvizje të befasishme në këto javë të fundit të merkatos verore. Gjigantët francezë janë hedhur në sulm për të marrë nga Manchester United, Marcus Rashford, pasi ia kanë bërë të qartë Mauro Icardit se duhet të gjejë një ekip të ri.
Trajneri Galtier, që ia bëri të qartë argjentinasit se nuk e ka në planet e tij, tha gjithashtu se dëshiron të ketë një sulmues tjetër në dispozicion.
Sipas “L’Equipe” përfaqësuesit e PSG-së kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit të “Djajve të Kuq” e tashmë pritet të shihet se cili do të qetë qëndrimi i drejtuesve të Man. United.