Është arrestuar në Berat gjatë mbrëmjes së sotme ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi rezulton si dënuar me 8 vite burg për trafik narkotikësh.
U mësua se Bode po transportohet drejtë Tiranës.
Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode u dënua në 22 prill të këtij vitit me 8 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh. Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.