Një tragjedi familjare ka ndodhur pasditen e së enjtes në Astrochori, një fshat malor në prefekturën e Artës.
Një 29-vjeçar qëlloi dhe vrau vjehrrin e tij pasi ky i fundit mbështeti vajzën që të divorcohej nga 29-vjeçari.
Gjithçka nisi mëngjesin e djeshëm kur 29-vjeçari kontaktoi me ish-bashkëshorten e tij 36-vjeçare për ta vizituar në fshatin e vjehrrit dhe për të parë fëmijën e tij 2-vjeçar.
36-vjeçarja, duke mos dyshuar për atë që mund të ndodhte, pranoi propozimin dhe priti ish-bashkëshortin në shtëpinë e babait të saj në fshat.
Çifti ishte divorcuar së fundmi ndërsa 36-vjeçarja i kishte thënë familjarëve se po jetonte një dramë me ish-bashkëshortin për shkak të xhelozisë.
75-vjeçari nuk e duroi dot gjendjen në të cilën ndodhej vajza e tij dhe e mbështeti të divorcohej, ndërsa e mori në shtëpi së bashku me nipin.
Kur autori ka mbërritur në shtëpinë e vjehrrit të tij, gjithçka dukej në rregull, por në momentin që kanë nisur të flasin për çështjet e tyre personale mes tij dhe ish-bashkëshortes 36-vjeçare ka shpërthyer debati dhe dhëndri ka luftuar me 75-vjeçarin.
Më pas i riu ka marrë armën që kishte në makinë dhe ia ka drejtuar të moshuarit që po mbronte vajzën, shkruan protothema.
Ai qëlloi katër herë në drejtim të 75-vjeçarit duke e vrarë në sy të bashkëshortes, vajzës dhe fëmijës.
29-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe ish-bashkëshorten, por pa ia dalë mbanë dhe kur ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ka marrë makinën dhe është larguar.policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit