Gjatë natës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Elbasan. Policia është njoftuar nga banorët, të cilët janë terrorizuar.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej”, në zonën e njohur si “Ish Kombinati i Drurit”.
Të shtënat e para janë dëgjuar nga banorët rreth orës 02:25, por edhe pas disa minutash. Ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth kësaj ngjarje.