Dy fqinjët që dhunuan efektivin e policisë në Dibër, kanë rënë në prangat e forcave blu ditën e sotme.
Medi Krosi është konfiktuar dhe është qëlluar me sende të forta nga D. S., 52 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në portën e banesës së efektivit.
Pasi u godit nga dy fqinjët e tij, 45-vjeçari Medi Krosi qëlloi me armë zjarri për vetëmbrojtje ndaj autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.