Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij, fotot nga transformimi i godinës së DRSHTRR Shkodër.
Rama shkruan në rrjetin social se kjo godinë do të iu shërbejë bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau i Dejës, ku llogariten se në këtë qark kemi të bëjmë me mbi 90 mijë drejtues mjetesh.
Postimi i Ramës:
Ja edhe transformimi i Qendrës së Kontrollit Teknik, të DRSHTRR Shkodër, dhe kushtet sot, tërësisht ndryshe
Kjo qendër i shërben Bashkive: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau i Dejës, për mbi 55,821 mjete aktive dhe 90,374 drejtues mjeti.