Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën e re “Bashkim Fino”, ku tha se kjo shkollë do ti japë fund mësimit me dy turne.
Erion Veliaj i është përgjigjur akuza të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për akuzat e këtij të fundit për ndërtimet në kryeqytet. Veliaj tha se është racizëm banal që të krahasosh Tiranën me Kabulin, pasi sipas tij, kryeqyteti i ka dhënë gjithçka në politikë Metës.
Gjithashtu Veliaj tha se Meta duhet të marrë shembullin e Bashkim Finos, i cili bashkoi shqiptarët në një kohë të vështirë.
“Është pa sens, jo vetëm që të krahasosh Tiranën me Kabulin, kur ke hallet e sigurimit, por është racizëm banal të thuash se kjo Tiranë po na mbyt, kur vetë je histori suksesi, pasi je bërë, president, kryeministër apo kryetar parlamenti, pasi i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote nga kjo tiranë.
Kur kujtoj se Bashkim Fino ishte aty për të na bashkuar në ditët më të vështira, është një mesazh për ata politikanë, që Shqipëria i ka bërë president, kryeministër apo kryetar parlamenti, të mësojnë nga ky emër i madh, që në ditët e vështira i bëri shqiptarët bashkë. Sot jemi në ditët më të mira, dhe ka nga ata politkanë që duan të na përçajnë”, tha Veliaj.