Një 47-vjeçar i cili i ishte kthyer në makth një gruaje pasi e përndiqte për katër vite me radhë, mësohet se ka rënë në prangat e policisë.
Burime zyrtare nga policia e Krujës njoftojnë se është arrestuar shtetasi me inicialet L.T., banues në Krujë.
Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen me inicialet E.Q. Deri me tani nuk dihen detaje nga ngjarja në fjalë, ndersa policia po heton rreth rastit.