Rruga Qukës-Qafë Plloç duhet të mbaronte në 2014 por as sot s’ka përfunduar, Berisha: Kjo i ndodh vetëm Edi Ramës

Ditën e sotme Kryetari i Partisë Demokratike në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur në lidhje me rrugën Qukës -Qaf Plloç e cila duhet të kishte mbaruar në vitin 2014 vazhdon edhe  merr para nga buxheti i shtetit. Nga  710 mijë euro loti i parë, ka përfunduar me 3.2 milionë euro kilometri.

“Ky është një disnivel i krijuar me qëllim që të plaçkiten taksapaguesit shqiptarë.
10 ditë më parë, Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milionë euro të tjera borxh, faktikisht për vazhdimin e kësaj rruge, për shkak të disnivelit, sepse disniveli prej 17 metra është shumë i madh dhe kjo kërkon stërzgjatje, zhvlerëson rrugën shumë, e zhvlerëson kategorinë e rrugës pasi është aks kombëtar.
Ky akt kriminal e bën rrugën qesharake. Tani duhet ta zgjasin dhe ta stërzgjasin derisa të pucen lotet në Trebinjë.
Këto nuk janë aksidente. Këto nuk mund të jenë kurrë rastësore, këto janë mekanizma vjedhje të taksapaguesve shqiptare. Është rrugë në sipërfaqe.
Sot edhe tunelet me teknologjitë e reja, edhe metrotë, edhe ndërtimet nëntokësore, përjashtohet tërësisht mundësia e disniveleve.
Në rrugë sipërfaqësore kjo u ndodh Edi Ramës dhe Belinda Ballukut se duan të mbushin thasët.
Natyrisht janë të qetë se drejtësinë e kanë në thes, SPAK e kanë të partisë, por i garantoj se drejtësia nuk do të heshtë.
Ju e morët vesh që Kardhiq-Delvinë ka nisur me 710 mijë euro loti i parë, ka përfunduar me 3.2 milionë euro kilometri.” tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *