Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Padel tha se autoritetet amerikane nuk duan të “dëmtojnë” popullin rus dhe qeveria nuk ka gjasa të ndalojë vizat për rusët.
“Për sa i përket çdo ndalimi të vizave, ne kemi qenë shumë të qartë se duam që veprimet tona të mos dëmtojnë ose të kenë një ndikim të rëndësishëm te populli rus”, shpjegoi ai.
Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.