Berisha nuk përjashton koalicionin me Partinë e Lirisë në zgjedhjet lokale

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur i hapur për të bërë koalicion me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore por sipas kryedemokratit  zgjedhjet primare janë  fokusi kryesor

“PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi.
Sjell primaret, të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik, janë arritja më e madhe e demokracisë pas themelimit të pluralizmit politik, janë pluralitet, janë fundi i kryetarokracisë, janë garanci madhore për pengesë ndaj autokracisë.
Kështu që ne e presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë.
Me ne erdhi pluralizmi politik, me ne do të vijë edhe ky standard i lirisë që është pluralitet brenda partisë,” tha Berisha

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *