Sporti është një pikë e fortë e Shqipërisë, dhe këtë e tregoi edhe një herë fitorja e Lara Colturi në Kili në sportin e skive .
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi me anë të një postimi ka përgëzuar suksesin e deritanishëm të sportistes Lara Colturi, e cila ka marrë një varg fitoresh nën flamurin shqiptar në Kupën e Amerikës së Jugut.
Ministrja Kushi në status shkruan:
“Sportistja jonë kuqezi Lara Colturi arriti rezultate të jashtëzakonshme në 4 garat e saj që u zhvilluan në Kili. Ajo fitoi 4 medalje ari, 2 në Giant Slalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare.
Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine. I urojmë shumë suksese Laras për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit shqiptar.”