“Plas” gruri sheshit/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset kamionin derdhet e gjithë ngarkesa, reagon policia

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një kamion i ngarkuar me grurë është përmbysur.

u mësua se drejtuesi i kamionit humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e krimit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *