Porti i Durrësit/ Ristani: Vlera e tokës, është sa dyfishi i investimit nga kompania arabe

Ndërtimi i Portit të Durrësit është kthyer në temën e ditës në vendin tonë, ku opozita akuzon qeverinë për abuzime ne këtë projekt. Akuzat e opozitës duket se nuk janë marrë për bazë nga qeveria e cila ka vazhduar projektin dhe ka firmosur projektin.

Por kreu i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar shpesh herë në daljet e tij publike si megaferë, dhe nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë. Gjithashtu ai shton se qytetarët duhet të mos blejnë asnjë centimetër në këtë hapësirë, pasi porti është pronë e qytetarëve jo e kardashianëve të shteti. Më herët opozita ka hedhur akuza se për ndërtimin e porti turistik dhe zhvendosjen e portit të Durrësit në Porto Romano, nuk është kryer asnjë studim.

Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani përmes një konference nga selia blu ditën e sotme, e ka quajtur megaaferë ndërtimin e Portit të Durrësit dhe se e gjitha bëhet për zhvatjen dhe vjedhjen e pronave publike në vendin tonë.

Ristani thekson se vetëm vlera e tokës ku planifikohet që të ndërtohet Porti i Durrësit, është sa dyfishi që investitori arab, që do të kryejë në këtë projekt.

Gjithashtu ai shtoi se ky projekt duhet të diskutohet me strukturat e Bashkimit Europian, pasi vendi ynë ka hapur negociatat për bashkimin në BE.

Deklarata e plotë:

Edi Rama i është rikthyer megaaferës së projektit të Portit të Durrësit, duke dëshmuar se askush nuk mund t’ia ndalë dorën në vesin e vjedhjes.

Megafera e portit të Durrësit ka kaluar në tri faza:

Në fillim u paraqit si një investim strategjik i kompanisë së famshme Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Emmar”.

Më pas, u fol për një tërheqje të Emaar-it dhe, në fund, u prezantua një kompani tjetër, kësaj radhe offshore, e arabit Muhamed el Alabbar.

E vetmja gjë, strategjike e këtij investimi, është strategjia e zhvatjes së pasurive publike dhe vjedhjes, me kuç e me maç, të pronave të patundshme të Republikës së Shqipërisë.

Porti i Durrësit është një projekt jashtë çdo procedure dhe jashtë çdo standardi ndërkombëtar.

Fakti është, se rreth 1 milion metra katror i jepen një investitori që pritet të investojë 2 miliard dollarë, kur vetëm vlera e tokës, është pothuaj dyfishi.

Fakti tjetër është se planifikohet zhvendosja e portit më të madh të vendit, një lëvizje me implikime jo vetëm ekonomike, por edhe të sigurisë.

Fakti i pashmangshëm është, se një vend në negociata anëtarësimi si Shqipëria, duhet t’i kodifikojë vendimet me strukturat e BE.

Ne i bëjmë thirrje kompanisë, cilado qoftë ajo, online apo offshore, që të tërhiqet nga ky projekt abuziv dhe korruptiv.

Qeveritë e një vendi janë të përkohshme, ndërsa interesat strategjike, prona publike, interesi kombëtar janë të përjetshëm.

U bëjmë gjithashtu thirrje qytetarëve që të mos blejnë asnjë centimetër në këtë hapësirë.

Kjo është një aferë personale e Ramës dhe klanit të tij. Një skotë që prej 9 vitesh i trajton pasuritë publike, nga Tirana në Breg dhe nga Butrinti në Durrës, si kopshtin privat të familjes.

Porti i Durrësit është pasuri publike, aset kombëtar, pronë e shteti shqiptar dhe e qytetarëve të Durrësit, jo e kardashianëve të pushtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *