Pastron mushkëritë brenda ditës zbuloni efektet e mëllagës

Në çdo shtëpi shqiptari nuk mungojnë mëllagat, por  a e dini çfarë fshihet pas asaj lulje aq të bukur

Është bimë e cila në mjekësinë popullore përdoret që nga lashtësia. Mëllaga kryesisht rritet deri në 80 cm në lartësi dhe ka fletët në formë të rrumbullakët, të zemrës apo të veshkave.

Nëse keni lëkurë tepër të thatë apo kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut për shkak të të  ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse prej saj përftohet një pije me 1 mijë virtyte.

Lexoni disa nga përfitimet kryesore nga mëllaga

Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet). Kjo lule është i njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket.

Në përgjithësi, ajo është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës: edhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës. Çaji me mëllagë është një ilaç i suksesshëm kundër gastrit, ezofagut dhe vështirësitë në procesin e tretjes.

Çajin e mëllagës e gjejmë shpesh të pranishëm në “çajin e mbrëmjes”: mes superfuqive të mëllagës nuk mund të mohohen vetitë qetësuese dhe relaksuese, sidomos edhe te infeksionet urinare te femrat , të cilat janë shumë të bezdisura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *