Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Burime për median bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë një prej tyre ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të kenë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ka pasur gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.