Plagoset me armë zjarri një punonjës i IMT-së në Tiranë

Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë.

Burimë për median bëjnë me dije se 50-vjeçari punonjës i I.M.T-së është plagosur me armë zjarri në bark.

Mësohet se i plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, në kryeqytet.

Autori u kap nga shërbimet, ndërsa policia pritet të japë detaje të mëtejshme për ngjarjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *