Të rinjtë po boshatisin vendin, Partia e Lirisë: Do frenojmë rrënimin ekonomik

Deputetja e PD, Floida Kërpaçi ka reaguar në lidhje me emigracioni dhe shpopullimin e vendit.

Contents
Vëzhgimi Kombëtar “Rinia: Regres apo Progres”, si rezultat i një hulumtimi të opinionit publik, ka sjellë një panoramë të qartë të sfidave dhe problematikave më aktuale, që përballen çdo ditë rinia në Shqipëri.Pagat e ulëta, korrupsioni, papunësia, janë sipas të rinjve të anketuar tre faktorët nxitës drejt emigracionit;–77% e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor jo cilësor dhe gjithëpërfshirës;Vetëm 26% e të rinjve të anketuar shprehen se në Shqipëri mund të punësohen bazuar në meritokraci.–97% e të rinjve të anketuar shprehen se rritja e çmimeve ka ndikuar në mënyrë tëkonsiderueshme në mirëqënien e tyre dhe se –89% e tyre e kanë shumë të vështirë pothuajse të pamundur përballimin e kostove të jetesës!Për ironi, sot Shqipëria ka një Ministri për Rininë dhe Fëmijët, ndërsa kriza e besimit që ekziston mes rinisë dhe Shqipërisë, është risku më eminent për të tashmen dhe të ardhmen.Ndërsa regjimi Rama po zbaton prej 10 vitesh një agendë shpopulluese, duke e zbrasur përditë Shqipërinë nga rinia e saj, është detyrë prioritare e opozitës shqiptare ta frenojë këtë spirale rrënimi politik, social dhe ekonomik të Shqipërisë. Partia e Lirisë e konsideron të ardhmen e rinisë të lidhur ngushtësisht me të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj, do të rrisë angazhimin e saj për ti ofruar vendit një alternativë qeverisëse duke pasur në fokus gjeneratën e re, që shteti të vendoset në funksion të tyre.Është koha që e ardhmja e Shqipërisë të jetë në duart e rinisë, e Partia e Lirisë do ta garantojë këtë gjë me çdo energji të saj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kërpaçi shkruan se regjimi Rama po zbraz vendin, teksa thekson se Partia e Lirisë do t’i ofrojë vendit një alternativë qeverisëse ku fokus do të ketë gjeneratën e re.

Sakaq shton se faktorët që po ndikojnë më së shumti në shpopullim janë: pagat e ulëta, korrupsioni dhe papunësia.

Statusi i plotë:

Vëzhgimi Kombëtar “Rinia: Regres apo Progres”, si rezultat i një hulumtimi të opinionit publik, ka sjellë një panoramë të qartë të sfidave dhe problematikave më aktuale, që përballen çdo ditë rinia në Shqipëri.

Pagat e ulëta, korrupsioni, papunësia, janë sipas të rinjve të anketuar tre faktorët nxitës drejt emigracionit;

–77% e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor jo cilësor dhe gjithëpërfshirës;

Vetëm 26% e të rinjve të anketuar shprehen se në Shqipëri mund të punësohen bazuar në meritokraci.

–97% e të rinjve të anketuar shprehen se rritja e çmimeve ka ndikuar në mënyrë të

konsiderueshme në mirëqënien e tyre dhe se –89% e tyre e kanë shumë të vështirë pothuajse të pamundur përballimin e kostove të jetesës!

Për ironi, sot Shqipëria ka një Ministri për Rininë dhe Fëmijët, ndërsa kriza e besimit që ekziston mes rinisë dhe Shqipërisë, është risku më eminent për të tashmen dhe të ardhmen.Ndërsa regjimi Rama po zbaton prej 10 vitesh një agendë shpopulluese, duke e zbrasur përditë Shqipërinë nga rinia e saj, është detyrë prioritare e opozitës shqiptare ta frenojë këtë spirale rrënimi politik, social dhe ekonomik të Shqipërisë. Partia e Lirisë e konsideron të ardhmen e rinisë të lidhur ngushtësisht me të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj, do të rrisë angazhimin e saj për ti ofruar vendit një alternativë qeverisëse duke pasur në fokus gjeneratën e re, që shteti të vendoset në funksion të tyre.

Është koha që e ardhmja e Shqipërisë të jetë në duart e rinisë, e Partia e Lirisë do ta garantojë këtë gjë me çdo energji të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *