Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku punonjës i IMT-së Ilirjan Gavelli u plagos me armë shtetasi Qani Muça.
Mësohet se Qani Muça është arrestuar, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si dhe burime për median bëjnë me dije se Muça ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer.
Kujtojmë se shkak për ngjarjen është bërë shembja e banesës së autorit nga IMT.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.
Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.
52 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.