Lëshohet udhëzuesi për seks të sigurt: Bëjeni virutalisht

CDC sugjeroi që individët të shmangnin “kontaktet seksuale anonime” dhe “festat publike”, në vend të kësaj të propozuan “seks virtual pa kontakt” ose “masturbimin në distancë me partnerin por pa prekur njëri-tjetrin”, ose një këshillë tjetër “të bëjnë seks me rrobat e tyre”.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë nxjerrë udhëzime për ‘seksin më të sigurt’ në mes të përhapjes së virusit të lisë së majmunit. I publikuar të premten dhe i titulluar “Seksi më i sigurt dhe lija e majmunëve”, dokumenti i CDC këshillon partnerët Që të kenë kujdes për “çdo skuqje të pashpjegueshme” në pjesë të ndryshme të trupit, një simptomë e veçantë kjo e virusit të lisë së majmunit.

Më shumë se 6,000 infeksione të lisë së majmunëve janë konfirmuar në SHBA që nga maji, kryesisht mes meshkujve homoseksualë. Ndërsa mbetet e panjohur nëse virusi përhapet kryesisht nga vetë seksi apo thjesht përmes kontaktit të zgjatur në marrëdhëniet seksuale. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha muajin e kaluar se burrat “me shumë partnerë seksualë” të të njëjtit seks janë veçanërisht në rrezik.

Shtëpia e Bardhë ndoqi shembullin e OBSH-së në shpalljen e lisë së majmunëve një emergjencë të shëndetit publik, madje nëpërmjet sekretarit të Shëndetësisë, Xavier Becerra i bënë thirrje “çdo amerikani të marrë seriozisht linë e majmunëve”.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe rraskapitje, si dhe skuqje, plagë dhe lezione të lëkurës. Shumica e infeksioneve zgjidhen pa sëmundje serioze, por virusi është vdekjeprurës në një përqindje të vogël të rasteve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *