Familjet e shquara apo të fuqishme të botës, përjetojnë në mënyra të çuditshme edhe ndarjet nga jeta të pjesëtarëve të familjes, por ajo që është më e çuditshme është mënyra se si ata i reklamojnë këto evente.
Kjo ka ndodhur sot me familjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i cili personalisht njoftoi sot vdekjen e një prej qenve të tij dhe pikërisht atij me emrin “Bo”, me anë të një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale.
“Familja humbi një mik të vërtetë besnik. Për më shumë se 10 vjet, Bo ishte prezent në jetët tona, në ditët e mira dhe të këqija”,- shkruan ish-presidenti në një foto ku shfaqen me qenin e tij.
“Ai mësoi si të sillej dhe në Shtëpinë e Bardhë, lehu me të madhe por nuk kafshoi, e donte shumë kërcimin në pishinë në verë, ishte i dashur me fëmijët dhe kishte një gëzof fantastik. Ishte pikërisht ajo që na duhej dhe ishte më shumë sesa prisnim, do të na mungojë”,- përfundon Obama.
/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/