Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas tragjedisë në Cetinje ku 10 persona mbetën të vrarë dhe u plagosën katër të tjerë.
Abazoviç shprehet se kjo është një tragjedi që vendi nuk e ka parë më parë.
“Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.
Autori i masakrës pas një sherri në familje, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në lagjen Medovina ku jetonte.
Sipas informacioneve të marra nga Pobjeda, sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale.