“Shqiptarët me gomone drejt Anglisë”/ Nano takim me ambasadorin britanik: Do të kthehen në atdhe, nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme

Drejtori i Policisë së Shtetit është takuar me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada britanike, ku theksohet se po punohet në lidhje me kriminelët që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Sakaq theksohet se të gjithë ata emigrantë shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Britani, nuk do mundet të sigurojnë punë të ligjshme.

Njoftimi i plotë:

Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Z. Gledis Nano. Ata ranë dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *