Prishtina merr vendimin, ndalon përdorimin e biçikletave elektrike nëpër sheshe

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëve dhe biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapërsirat publike të kryeqytetit. Në pikën një të urdhëresës së publikuar në Facebook nga kryetarit i Prishtinës, Përparim Rama, thuhet se “Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave elektrike dhe motoçikletave apo mopedëve elektrik”.Në postimin e tij në Facebook thuhet se ndalimi bëhet në hapësirat ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve”, ka shkruar Rama më 13 gusht.

Në njoftimin e kryetarit të Prishtinës thuhet se urdhëresa hyn në fuqi nga e hëna e 15 gushtit.

“Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Në rrugët e Prishtinës vërehen më pak vetura se zakonisht në këtë periudhë të vitit. Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës thuhet se i ka detyruar shumë qytetarë të kërkojnë alternativa: nga trotinetet deri te biçikletat. Por, edhe këto mjete nuk janë pa telashe./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *